Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të nënshkruajë tre urdhra ekzekutivë të hënën që do të riformësojnë ushtrinë, duke përfshirë ndalimin e anëtarëve transgjinorë që të shërbejnë në forcat e armatosura amerikane, raporton CNN.
Urdhrat do të përfshijnë gjithashtu heqjen e programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI) të ushtrisë, dhe rikthimin e anëtarëve të shërbimit që u shkarkuan për refuzim të vaksinimit kundër Covid-19, kanë thënë për CNN dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
Disa orë pasi u betua në mandatin e tij të dytë javën e kaluar, Trumpi ka nënshkruar një urdhër që revokonte rregullin e administratës Biden që lejonte transgjinorët të shërbenin hapur në ushtri.
Urdhri nuk kishte efekt të menjëhershëm për trupat transgjinore që shërbejnë aktualisht, raporton Military Times.
Urdhri i ri do të shkonte më tej se veprimi i javës së kaluar, sipas CNN, duke përshkruar standardet e reja ushtarake në lidhje me përemrat gjinorë dhe duke deklaruar se gatishmëria mendore dhe fizike kërkon që anëtarët e shërbimit transgjinor të ndalohen.