Trumpi kërcënon Kinën me tarifa shtesë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mund të vendosë tarifa shtesë ndaj Kinës prej të martës (8 prill), në rast se Pekini zyrtar s’i tërheqë tarifat hakmarrëse prej 34 për qind ndaj SHBA-së.

Tarifat shtesë ndaj Kinës do të shkonin në 50 për qind, ka njoftuar Trump, raportoi BBC.

Kina ka njoftuar javën e kaluar se do të vendoste tarifa të tilla ndaj Shteteve të Bashkuara, pasi Shtëpia e Bardhë tha se nga 9 prilli do të vendoste taksa për të gjitha mallrat nga Pekini.

Ai të hënën ka shkruar në rrjetin social “Truth Social” se “vendet po flasin për ne dhe se parametra të ashpër, por të drejtë po vendosen”.

“Gjithçka duhet të ndryshojë, por sidomos me KINËN”, ka shkruar ai, derisa ka folur për raportet me Japoninë