Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të martën po mban një konferencë për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, ku po flet për shumë tema, përfshirë raportet me udhëheqësit e tjerë.
Kur u pyet për marrëdhëniet e tij me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha: “Nuk kam folur [me ta që nga postimet në rrjetin Truth Social], por mendoj se kaloj shumë mirë me ta. Dua të them, ata gjithmonë më trajtojnë mirë.”
“Ata bëhen paksa të ashpër, kur, e dini, kur nuk jam aty rrotull, por kur jam, më trajtojnë shumë mirë” – shtoi presidenti amerikan, raporton gazeta “The Guardian”.
“E dini, më pëlqejnë të dy. Të dy janë liberalë. Duhet t’i rregullojnë vendet e tyre. Nuk mundeni… e dini, Londra po ka shumë probleme dhe, nëse e shikoni Parisin, ka shumë problem. I kanë dy probleme – imigrimin dhe energjinë. Duhet të ndalen me mullinjtë e erës dhe duhet të kthehen te… Britani aka një pasuri të pabesueshme të quajtur Deti i Veriut” – tha më tej Trumpi.
“Norvegjia e shfrytëzon atë, krijon pasuri. Ata [britanikët] kanë një pjesë më të mirë të tij [Detit të Veriut] dhe nuk e bëjnë këtë. Ata do të mund t’i rregullonin vendet e tyre dhe kjo do të ishte mirë, por kaloj shumë mirë [me ta]” – shtoi presidenti amerikan.










