Presidenti amerikan Donald Trump do të ecë përpara me tarifa të reja ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës të shtunën, tha Shtëpia e Bardhë, duke pohuar se ai do t’i përmbahet afatit të tij të 1 shkurtit për detyrimet e reja që mund të kenë efekte të përhapura në ekonomi.
“Mund të konfirmoj se nesër, afati i 1 shkurtit i vendosur nga Presidenti Trump me një deklaratë disa javë më parë vazhdon”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt gjatë konferencës së së premtes.
Por konfirmimi i tarifave të reja nga Leavitt dukej se i dha fund spekulimeve nëse presidenti amerikan do të zbatonte premtimin që bëri si kandidat për të vendosur tarifat e reja, raporton CNN.
Ajo tha se tarifat do të arrinin në një tarifë 25% për Meksikën dhe Kanadanë dhe një tarifë 10% për Kinën “për fentanilin e paligjshëm që ata kanë marrë dhe lejuar të shpërndahet në vendin tonë, i cili ka vrarë dhjetëra miliona amerikanë”.
“Këto janë premtime të bëra dhe premtime të mbajtura nga presidenti” , tha ajo.