Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump e krahasoi rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani me atë të SHBA-së, duke theksuar se qytetarët gjermanë janë lodhur nga politikat “pa sens”, veçanërisht në fushën e energjisë dhe emigracionit.
Ai shtoi se fitorja e konservatorëve në Gjermani është një zhvillim pozitiv jo vetëm për këtë vend, por edhe për Shtetet e Bashkuara.

