Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë për The Wall Street Journal, ka përshkruar shëndetin e tij si “të shkëlqyer” dhe ka zbuluar disa detaje nga rutina e tij e përditshme që surprizuan publikun.
Ai tha se merr një aspirinë çdo ditë, por në katërfishin e dozës së ulët të rekomanduar, pavarësisht këshillave të mjekëve për ta reduktuar.
Trump gjithashtu pranoi se fle vonë dhe shpesh dërgon mesazhe në telefon ndihmësve ose personave që ndiqte në Fox News rreth orës 2 të mëngjesit.
Rutina e tij punuese fillon në Zyrën Ovale rreth orës 10:00 dhe zakonisht zgjasë deri në 7-8 të mbrëmjes.
Ai ka zbuluar gjithashtu se ushqehet me McDonald’s dhe i atribuon energjinë e tij “gjenetikës shumë të mirë” të prindërve të tij.
Sa i përket aktivitetit fizik, Trump deklaroi se nuk bën ushtrime të rregullta, përveç golfit, të cilin e konsideron si aktivitetin e vetëm që nuk e mërzit.










