Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk do të ndalojë tarifat.
“Nuk po e shikojmë këtë”, konfirmoi ai.
Trump thotë se shumë vende kanë negociuar me Uashingtonin, dhe ata do të përpiqen të bëjnë “marrëveshje të drejta” me secilën prej tyre.
Ai theksoi se SHBA ka 36 trilionë dollarë borxh “për një arsye”, dhe administrata e tij do të bisedojë me shumë vende, përfshirë Kinën, për ta rregulluar këtë.
“Ne do të marrim marrëveshje të drejta me çdo vend dhe nëse nuk e bëjmë, ata nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë me SHBA”, shtoi ai.
Ai gjithashtu thotë se SHBA-ja “është grabitur nga shumë vende gjatë viteve”.
“Nuk mund ta bëjmë më. Nuk mund të jemi më budallenj,” thotë ai.