Trump thotë se Britania e Madhe është ‘shumë e lumtur’ se si u trajtua me tarifat

Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve mbrëmë se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ishte “shumë i lumtur” për mënyrën se si Britania është trajtuar në tarifa.

“Ne kemi një dialog shumë të mirë dhe mendoj se ai ishte shumë i lumtur për mënyrën se si i trajtuam ata me tarifat,” tha ai në bordin e Air Force One, duke iu referuar taksës 10% të importit që vendosi për Mbretërinë e Bashkuar, e cila është ndër më të ulëtat në botë, shkruan BBC, transmeton.

Dje, Starmer tha se qeveria e tij kishte “një qasje të qetë, duke vepruar në interesin kombëtar”.

Por qeveria ka publikuar gjithashtu një listë të produkteve amerikane që mund të synojë me tarifa hakmarrëse – që shihet si një shenjë se po ndjek një linjë më të ashpër.