Trump, Starmer, Macron dhe Zelensky do të marrin pjesë në funeralin e Papës

Funerali i Papa Françeskut do të bëhet në Vatikan të shtunën në mëngjes, teksa disa liderë botërorë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të bëjnë nderimet e tyre të shtunën, raporton BBC.

Ndërkohë të martën, Vatikani ka ndarë imazhet e papës së ndjerë në një arkivol të hapur, së bashku me detaje të mëtejshme të organizimit të funeralit.

Të mërkurën, trupi i Papës do të zhvendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit për zi publike.

Ndërkohë pelegrinët vazhdojnë të dynden në sheshin e Shën Pjetrit.