Trump sjell detaje nga marrëveshja tregtare me “aleatin më të çmuar” Britaninë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar për përmbajtjen e marrëveshjes së rënë dakord me Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Trump marrëveshja tregtare pohon “reciprocitetin dhe drejtësinë”, për të cilën ai beson se është thelbësore në tregtinë ndërkombëtare.

Në detaje tjera Trump njofton se marrëveshja përfshin miliarda dollarë eksporte amerikane, përfshirë mishin e viçit amerikan, etanolin dhe produkte bujqësore.

“Ata gjithashtu do të ndjekin me shpejtësi mallrat amerikane përmes procesit të tyre doganor, kështu që eksportet tona kalojnë në një formë shumë, shumë të shpejtë miratimi dhe nuk do të ketë asnjë burokraci”, ka thënë tutje presidenti amerikan, duke shtuar se detajet përfundimtare të marrëveshjes do të shkruhen në javët e ardhshme, por ka theksuar se marrëveshja aktuale veçse është një “marrëveshje përfundimtare”.

Ai më pas ka thënë se marrëveshja do ta sjellë Mbretërinë e Bashkuar në harmonizim të sigurisë ekonomike me ShBA-në, të cilën e përshkroi si një “batanije të madhe sigurie ekonomike”.

Paraprakisht Trump është shprehur se është shumë i emocionuar për këtë marrëveshje me një nga “aleatët më të çmuar” të ShBA-së.