Trump: Shpresojmë se mund të arrihet një armëpushim, tani është në dorën e Rusisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas propozimit për një armëpushim të bërë gjatë bisedimeve me Ukrainën në Arabinë Saudite, ka tënë se SHBA ka marrë mesazhe pozitive.

Ai është shprehur gjithashtu se shpreson në arritjen e një armëpushimi, duke thënë se kjo gjë tashmë është në dorën e Rusisë, raporton Sky News.

“Shpresojmë se mund të arrijmë një armëpushim. Është në dorën e Rusisë tani. Ne kemi njerëz që shkojnë në Rusi tani”, është shprehur tutje Trump.