Donald Trump ka thënë se nuk ka diskutuar me Sir Keir Starmer planin e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur shtetësinë palestineze, duke shtuar se SHBA-ja “nuk është në atë kamp”.
Presidenti amerikan, i cili po kthehej në Uashington pas një vizite në Skoci, tha se deklarata e kryeministrit britanik ishte e ngjashme me atë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
“Ai në thelb po thotë të njëjtën gjë si Macron, dhe kjo është në rregull. Kjo nuk do të thotë se unë duhet të bie dakord”, u shpreh 79-vjeçari.
Ai gjithashtu tha se administrata e tij do të punojë me Izraelin për krijimin e qendrave ushqimore në Gaza, shkruan skynews.
Trump u tha gazetarëve se kishte folur me Benjamin Netanyahun dhe se kryeministri izraelit “dëshiron të sigurohet që paratë të përdoren siç duhet dhe ushqimi të shpërndahet në mënyrë të drejtë” në Gaza.
“Mendoj se Izraeli vërtet dëshiron ta bëjë këtë. Mund t’ju them se ata duan ta bëjnë, nuk duan që Hamasi të vjedhë paratë apo ushqimin. Nëse e bëjnë me të vërtetë dhe me vullnet, do ta bëjnë një punë të mirë”, tha lideri amerikan.
Ndryshe, Franca dhe Britania janë dy shtete të reja që kanë paralajmëruar njohjen e shtetit palestinez
The post Trump reagoi pasi Britania njoftoi se do ta njohë shtetin e Palestinës appeared first on Kosovapost.net.