Trump publikon një video me mesazhin: “Amerika qëndron me Groenlandën”

Klipi paralajmëron gjithashtu për kërcënimet moderne nga Rusia dhe Kina.

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një video të re të premten duke kujtuar mbështetjen ushtarake të SHBA-ve për Groenlandën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe duke nderuar sakrificën e katër kapelanëve amerikanë.

Klipi paralajmëron gjithashtu për kërcënimet moderne nga Rusia dhe Kina.

Video përfundon me një mesazh të qartë: “Amerika qëndron me Grenlandën”.

JD Vance u tha ditën e djeshme trupave në Groenlandë se SHBA-të duhet të fitojnë kontrollin e ishullit Arktik për të ndaluar kërcënimin e Kinës dhe Rusisë.

Ndërsa ai dyfishoi kritikat ndaj Danimarkës, për të cilën ai tha se “nuk ka bërë një punë të mirë”.

Nën marrëdhëniet gjithnjë e më të tendosura midis Shtëpisë së Bardhë dhe Groenlandës si dhe Danimarkës, zëvendës presidenti amerikan tha gjatë një vizite në bazën hapësinore Pituffik të premten: “Mesazhi ynë për Danimarkën është shumë i thjeshtë: ju nuk keni bërë një punë të mirë nga populli i Groenlandës. Ju keni investuar më pak në popullin e Groenlandës dhe keni investuar më pak në arkitekturën e sigurisë së kësaj toke të mrekullueshme, të jashtëzakonshme”.