Trump pasi Kanada vendosi tarifa ndaj ShBA-së: Nuk kemi nevojë për asgjë nga ata

Presidenti amerikan Donald Trump sot ka shtyrë deri më 2 prill vendosjen e tarifave ndaj produkteve të Meksikës dhe Kanadasë.

Një shembull i një “kombi me tarifa të larta” për momentin është Kanada, tha Trump, dhe renditi produktet amerikane që ai beson se kanadezët i vendosin tarifa.

“Nuk kemi nevojë për pemë nga Kanada, nuk kemi nevojë për makina nga Kanada, nuk kemi nevojë për energji nga Kanada, nuk kemi nevojë për asgjë nga Kanada”, thotë presidenti.

ShBA-së sot tarifa i ka vendosur Kanada në vlerë fillestare prej 30 miliardë dollarëve kanadezë për artikuj si lëngu i portokallit amerikan, gjalpi i kikirikut, kafeja, pajisjet, këpucët, kozmetika, motoçikletat dhe disa produkte të letrës.