Kanë dalë momente nga takimi midisi presidentit amerikan dhe atij sirian në Uashington.
Presidenti sirian mbërriti në Shtëpinë e Bardhë përmes një hyrjeje anësore dhe gazetarët nuk u lejuan të hynin në Zyrën Ovale.
Pamjet tregojnë pritjen e ngrohtë që presidenti i SHBA-së Donald Trump i bëri Ahmad al-Shaara.
“Ky është parfum për burra”, tha Trump ndërsa hoqi kapakun e artë nga shishja e tij e parfumit dhe spërkati udhëheqësin sirian.
“Ky është parfumi më i mirë”, tha Trump, duke vënë në dukje se kishte një shishe për gruan e tij, raporton Telegraph, përcjell KosovaPress.
Më pas ai bëri shaka: “Sa gra ke? Një?” Kur Shaara, qeshi dhe konfirmoi se kishte vetëm një grua, Trump i përkëdheli dorën në mënyrë miqësore dhe tha me një buzëqeshje: “Nuk iu duhet kurrë juve djem”.
Ndihmësit e Trump morën masa paraprake gjatë vizitës së hënës. Presidentit sirian nuk iu lejua të ngiste limuzinën e tij në Krahun Perëndimor, nuk kishte flamuj, as roje nderi, as shtrëngime duarsh para kamerave.
Vetura e tij u pa në hyrjen nëntokësore të West Executive Drive, e cila normalisht përdoret në raste emergjence.
Një ditë pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, presidenti sirian njoftoi se vendi i tij ishte bashkuar me koalicionin global kundër Shtetit Islamik.
Në këmbim, Trump zgjati një përjashtim nga sanksionet sipas “Aktit të Cezarit”, një ligj i futur për shkeljet e të drejtave të njeriut nën regjimin e Bashar-al Assad. Heqja e plotë e sanksioneve do të duhej të miratohej nga Kongresi. Trump nuk e fshehu përshtypjen që al-Shaara i la atij.
“Ai vjen nga një mjedis shumë i vështirë dhe është një njeri i ashpër. Më pëlqen”, tha ai.
Video Këtu










