Trump: Nuk po kërkoj marrëveshje me BE-në, tashmë është vendosur – tarifa prej 50 për qind

Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi të premten me vendosjen e një tarife doganore prej 50 për qind për mallrat nga Bashkimi Evropian, duke përmendur mungesën e përparimit në negociatat aktuale tregtare si arsye.

“Barrierat e forta tregtare të tyre, TVSH-ja, gjobat qesharake për korporatat, pengesat jotarifore në tregti, manipulimet me valutën, paditë e padrejta dhe të pajustifikuara kundër kompanive amerikane dhe shumë gjëra të tjera kanë sjellë një deficit tregtar me SHBA-në më të madh se 250 milionë dollarë në vit – një shifër plotësisht e papranueshme”, shkroi Trump në Truth Social.

“Prandaj propozoj vendosjen e një tarife të drejtpërdrejtë prej 50 për qind ndaj Bashkimit Evropian, duke filluar nga 1 qershori 2025”, shtoi ai.

 

Më vonë gjatë ditës, gjatë nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv në Zyrën Ovale, lideri amerikan e përforcoi më tej mesazhin drejtuar BE-së.

“Nuk po kërkoj marrëveshje. Marrëveshjen e kemi vendosur tashmë dhe ajo është 50 për qind”, tha Trump.

Trump kërcënoi BE-në dhe Apple, menjëherë bien bursat në SHBATrump kërcënoi BE-në dhe Apple, menjëherë bien bursat në SHBA

Lexo po ashtuTrump kërcënoi BE-në dhe Apple, menjëherë bien bursat në SHBA

Megjithatë, ai la të hapur mundësinë për shtyrjen e afatit të 1 qershorit, duke thënë se “nëse dikush vjen dhe dëshiron të hapë një fabrikë këtu, mund të flasim për një shtyrje të vogël”.

Trump shtoi se vendet anëtare të BE-së janë bashkuar për të përfituar nga SHBA-ja.

Olof Gill, zëdhënësi i Komisionit Evropian, refuzoi të komentojë menjëherë deklaratën e Trumpit, duke thënë se po priste përfundimin e bisedimeve ndërmjet Marosh Shefçoviq, komisioneri evropian për tregti, dhe përfaqësuesit tregtar amerikan, Jamieson Greer. Gill nuk dha një afat të saktë për zhvillimin e bisedimeve