Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump nuk e ka përjashtuar Shqipërinë si vend që mund t’i presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza.

Kur, Trump u pyet se a po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit, si Shqipëria apo Indonezia?“, ai e ka pohuar një gjë të tillë.

Ai ka thënë se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët që mund të zhvendosen nga Rripi i Gazës, nëse territori do të merret në dorë nga Shtetet e Bashkuara, paralajmërim i cili është bërë nga vetë republikani, duke theksuar se qëlimi është zhvillimi i enklavës palestineze.

Deklaratën e ka dhënë në krah të mbretit Abdullah II të Jordanisë, që vizitoi sot Uashingtonin, ku ka diskutuar në lidhje me ambicien e Trump për të marrë Gazën, me qëllim rindërtimin e enklavës palestnezë, plan i cili do të kërkojë me patjetër largimin e palestinezëve nga territori i tyre.

Në fund të muajit, Egjipti do të paraqesë një plan në lidhje me këtë kërkesë të Trump dhe do ta diskutojë me Jordaninë dhe Arabinë.