Trump: Nuk kemi arritur ende marrëveshje, por kemi bërë përparim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, mbajtën një konferencë për shtyp në Alaska, pasi u takuan për bisedime mbi luftën në Ukrainë. Secili udhëheqës e ka lavdëruar tjetrin dhe e ka përshkruar takimin si konstruktiv, por “nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”, tha Trump, duke shtuar se më pas do t’i telefonojë NATO-s dhe Kievit.

“Kishte shumë, shumë pika për të cilat ramë dakord – shumicën e tyre, do të thoja. Disa pika të rëndësishme për të cilat nuk i kemi arritur ende plotësisht, por kemi bërë disa përparime”, tha Trump.

Trump tha se do t’i telefononte NATO-s dhe presidentit të Ukrainës pas takimit.
“Në fund të fundit, varet prej tyre”, tha Trump.