Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se “Nuk do ta eliminojnë liderin iranian Khamenei, të paktën për momentin”, transmeton Anadolu.
Trump përdori fjalë të ashpra ndaj udhëheqësit iranian Khamenei në një postim që ndau në llogarinë e tij në “Truth Social”.
Duke e “kërcënuar” Khamenein, Trump tha: “Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje. Ne nuk do ta eliminojmë atë, të paktën për momentin. Durimi ynë po mbaron”.
– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.
Më tej u transmetua se 24 persona u vranë dhe mbi 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.
Shumë vende veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.
The post Trump: Nuk do ta eliminojmë liderin iranian Khamenei, të paktën për momentin appeared first on Kosovapost.net.