Trump në konferencë: Ne do ta drejtojmë Venezuelën derisa mund të bëhet tranzicion i duhur dhe i sigurt

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të shtunën për operacionin e kapjes së Nicola Maduros duke shtuar se se SHBA-të kryen një “sulm si ai që njerëzit nuk e kanë parë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Trump duke folur nga Mar-a-Lago se SHBA-të do të “drejtojnë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”, derisa nuk specifikoi një afat kohor.

Trump kishte thënë se Maduro dhe gruaja e tij u larguan me avion nga Venezuela pasi SHBA- të kryen një “sulm në shkallë të gjerë “.

Duke telefonuar në programin Fox më vonë të shtunën në mëngjes, presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu se Maduro po dërgohej në Nju Jork pas kapjes së tij, pasi Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi tha më parë gjatë ditës se Maduro ishte paditur në Distriktin Jugor të Nju Jorkut për akuza narkoterrorizmi.

Bondi tha se Maduro dhe gruaja e tij “së shpejti do të përballen me rigorozitetin e plotë të drejtësisë amerikane në tokën amerikane në gjykatat amerikane”.