Trump konfirmon se i dërguari i SHBA-së do të udhëtojë në Rusi

Presidenti Donald Trump konfirmoi të dielën se i dërguari i tij special Steve Witkoff do të vizitojë Rusinë javën e ardhshme, përpara një afati të afërt për sanksionet e SHBA-së dhe përshkallëzimit të tensioneve me Moskën.

Duke folur me gazetarët, Trump tha gjithashtu se dy nëndetëse bërthamore që ai vendosi pas një “përplasjeje” me ish-presidentin rus Dmitry Medvedev tani ishin “në rajon”, shkruajnë mediat e huaja.

Trump nuk ka thënë nëse bëhet fjalë për nëndetëse me energji bërthamore apo të armatosura me armë bërthamore.

Ai gjithashtu nuk dha detaje mbi vendet e sakta të vendosjes, të cilat mbahen sekrete nga ushtria amerikane.

Kjo lëvizje vlerësohet se erdhi në sfondin e një afati të caktuar nga Trump në fund të javës së ardhshme që Rusia të ndërmarrë hapa drejt përfundimit të luftës në Ukrainë ose të përballet me sanksione të reja të paspecifikuara.

Udhëheqësi republikan theksojë se Witkoff do të vizitojë Rusinë “mendoj javën e ardhshme, të mërkurën ose të enjten”.

Presidenti rus Vladimir Putin është takuar tashmë me Witkoff disa herë në Moskë, përpara se përpjekjet e Trump për të rregulluar lidhjet me Kremlinin të ndaleshin plotësisht.

Kur gazetarët pyetën se cili do të ishte mesazhi i Witkoff për Moskën dhe nëse kishte ndonjë gjë që Rusia mund të bënte për të shmangur sanksionet, Trump u përgjigj: “Po, bëni një marrëveshje ku ndalon vrasja e njerëzve”.

The post Trump konfirmon se i dërguari i SHBA-së do të udhëtojë në Rusi appeared first on Kosovapost.net.