Trump konfirmon marrëveshje që “çimenton” marrëdhënien me Mbretërinë e Bashkuar

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje tregtare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe ShBA-së, duke thënë se marrëveshja është një “marrëveshje e plotë dhe gjithëpërfshirëse”.

Përmes rrjetit të tij social Truch Social, Trump ka shkruar se, “Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar është një marrëveshje e plotë dhe gjithëpërfshirëse që do të çimentojë marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për shumë vite që do të vijnë.”

Ai më tej ka shtuar se, “për shkak të historisë sonë të gjatë dhe besnikërisë së përbashkët, është një nder i madh që Mbretëria e Bashkuar është njoftimi ynë i PARË”.

Trump poashtu ka njoftuar edhe për marrëveshje të tjera pasuese që aktualisht janë në faza serioze të negociatave.