Trump kërkon që CNN dhe New York Times të shkarkojnë gazetarët “menjëherë” për raportimin mbi Iranin dhe programin bërthamor

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar të enjten që CNN dhe The New York Times të shkarkojnë “menjëherë” gazetarët e tyre për mënyrën se si raportuan mbi vlerësimet e inteligjencës amerikane lidhur me sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

“Gazetarët e lajmeve të rreme nga CNN & New york times duhet të shkarkohen, menjëherë!!!”, shkroi Trump në platformën truth social, duke i quajtur ata “njerëz të këqi j me qëllime të liga.”

Në një postim tjetër, Trump pretendoi: “Thuhet se New York Times-i që po dështon dhe CNN-i i lajmeve të rreme do t’i shkarkojnë gazetarët që trilluan lajmet e RREME për objektet bërthamore të Iranit, sepse e kishin krejtësisht gabim.”

Mediat kishin raportuar mbi informacion të klasifikuar të inteligjencës amerikane, që sugjeronte se sulmet e fundjavës kishin vonuar programin bërthamor të Iranit vetëm për disa muaj, dhe nuk e kishin shkatërruar plotësisht atë, transmeton Anadolu.

Trump më herët kishte veçuar gazetares Natasha Bertrand të CNN-it, duke thënë se “duhet të shkarkohet nga CNN! E kam parë për tre ditë duke shpërndarë lajme të rreme.”

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, kritikoi gjithashtu raportimet, duke thënë se vlerësimet e publikuara ishin “me nivel të ulët besueshmërie” dhe ishin përzgjedhur qëllimisht për të “minuar lidershipin vendimtar të Presidentit Trump.”

Trump vazhdon të këmbëngulë se objektet bërthamore të Iranit ishin “shkatërruar plotësisht” gjatë operacionit që synoi tre pika kyçe — një pretendim që bie ndesh me vlerësimet e inteligjencës të raportuara nga mediat kryesore amerikane.

The post Trump kërkon që CNN dhe New York Times të shkarkojnë gazetarët “menjëherë” për raportimin mbi Iranin dhe programin bërthamor appeared first on Kosovapost.net.