Donald Trump e ka paralajmëruar Hamasin se do të shkatërrohet nëse nuk i përmbahet kushteve të marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.
Ky paralajmërim vjen pasi Izraeli dhe Hamasi akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të kushteve të marrëveshjes në ditët e fundit.
Presidenti amerikan i bëri komentet gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke u shfaqur përkrah Anthony Albanese, kryeministrit australian.
“Kemi një situatë të vogël, relativisht, me Hamasin, e cila do të zgjidhet shumë shpejt, nëse ata nuk e rregullojnë vetë, sepse po shkelni marrëveshjen”, tha Trump.
Ai shton se do ta “zhdukin” Hamasin nëse grupi nuk “sillet mirë”.
Kur një gazetar e pyeti se kush do ta bënte këtë, Trump tha se trupat amerikane nuk do të përfshiheshin në terren dhe sugjeroi që kombe të tjera, përfshirë Izraelin, do të ndërmerrnin veprime ushtarake
“Ata duhet të jenë të mirë, dhe nëse nuk janë të mirë, do të zhduken.”
Por Trump gjithashtu jep një notë optimizmi, duke shtuar: “Do t’i japim marrëveshjes së armëpushimit pak shans dhe shpresojmë se do të ketë pak më pak dhunë.”