Trump kërcënon BBC-në me padi prej 1 miliardë dollarësh

Donald Trump e ka kërcënuar BBC-në me një padi prej një miliard dollarësh, duke i dhënë transmetuesit publik britanik afat deri të premten për të përmbushur kërkesat e tij. Sipas avokatëve të Trump në një letër të siguruar nga NBC News, padia bazohet në montimin e supozuar keqdashës të fjalimit të ish-presidentit në një dokumentar të BBC-së.

Letra i jep BBC-së afat deri të premten, më 14 nëntor, në orën 17:00 EST (ora 22:00 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar), për të “përmbushur” kërkesën, ose do të përballet me një betejë ligjore, raporton Sky News.

“Presidenti Trump nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të ushtrojë të drejtat e tij ligjore dhe të barabarta, të cilat janë të gjitha të rezervuara shprehimisht dhe nuk hiqen dorë, duke përfshirë ngritjen e një kërkese për dëmshpërblim në shumën prej të paktën 1,000,000,000 dollarësh (një miliard dollarë). BBC është njoftuar”, thuhet në një memo nga ekipi ligjor i Trump.

Avokatët e Trump po kërkojnë një korrigjim të materialit të kontestuar. 

Nga ana tjetër, BBC dha një përgjigje të shkurtër: “Ne do ta shqyrtojmë letrën dhe do t’i përgjigjemi drejtpërdrejt në kohën e duhur”, tha një zëdhënës për NBC News.

Shtëpia e Bardhë ia referoi kërkesat për komente ekipit të jashtëm ligjor të Donald Trump.