Presidenti amerikan Donald Trump, ka pasur sot një përplasje verbale me një gazetare të CNN në Shtëpinë e Bardhë.
Derisa ajo tentoi t’i parashtroj pyetje, Trump e ndërpreu duke iu kundërpërgjigjur me tone të ashpra, transmeton Telegrafi.
“Pse nuk po thoni, a nuk është bukur që po i mbajmë jashtë vendit tonë kriminelët? Pse nuk mund ta thoni këtë”, tha Trump.
Ai madje shkoi tutje duke e kritikuar gazetaren me pretekstin se këmbënguljet e tilla të këtij mediumi ka bërë që sipas tij të mos i shikojë askush.
Gjithçka ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë ku ishin të mbledhur edhe shumë gazetarë të mediave tjera.