Trump i drejtohet publikut pas raportimeve se nuk e ka gjendjen e mirë shëndetësore

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar ndaj spekulimeve që qarkulluan kohët e fundit për gjendjen e tij shëndetësore, pas disa ditësh pa mbajtur konferenca për shtyp.

Lideri amerikan tha se mungesa në publik për dy ditë radhazi solli dyshime dhe spekulime se ka ndodhur ndonjë gjë me liderin amerikan.

Ai këto i quajti lajme të rreme dhe theksoi se nuk ka asnjë problem me shëndetin e tij.

“Nuk kam mbajtur konferencë për shtyp për dy ditë radhazi dhe ata thanë ‘diçka nuk është në rregull me të. Është lajmi i rremë”, tha 79-vjeçari.

Ai shtoi se vizitoi gjithashtu disa jerëz” në klubin e golfit në Sterling, Virginia “isha shumë aktiv gjatë fundjavës”.

Reagimi i presidentit vjen në një moment kur mediat dhe ndjekësit e republikanit ishin të shqetësuar për mungesën e papritur në rrjetet sociale dhe ngjarjet publike.

Ndryshe, shëndeti i Trumpit u vu në qendër të vëmendjes kur u panë mavijosjet në duar si dhe deklarata e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance se është i gatshëm të marrë detyrat që i takojnë nëse i ndodh ndonjë gjë presidentit.