Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka marrë ndonjë mesazh ende nga zënvedëspresidentja, Kamala Harris, pas fitores së tij të mërkurën.
“Fox News” duke raportuar për këtë, ka cituar zyrtarë të kampanjës së Trump.
Po ashtu, as presidenti Joe Biden nuk ka kontaktuar ende kampanjën e Trumpit.
Tashmë kandidati republikan për president, Donald Trump ka siguruar numrin e nevojshëm të votave të Kolegjit Zgjedhor për t’u bërë kështu fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kandidatja demokrate ndërkaq, anuloi një fjalim që prashihej ta mbante para përkrahësve të saj.
Kur do ta marrë detyrën Donald Trump?
Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të betohet në një ceremoni inaugurimi të hënën e 20 janarit 2025.
Para kësaj, sidoqoftë, Kolegji Elektoral hyn në lojë. Shteteve u jepet një numër i caktuar votash elektorale bazuar në popullsinë e tyre. Ata i japin të gjitha votat e kolegjit të tyre elektoral kujtdo që fiton më shumë vota në secilin shtet.
Kjo konfirmohet pas takimeve më 17 dhjetor.
Më pas, më gjashtë janar takohet Kongresi i ShBA-së për të numëruar formalisht votat e Kolegjit Elektoral, kur edhe konfirmohet presidenti i ri.
Ish-presidenti Donald Trump tashmë e ka siguruar numrin e nevojshëm të votave të Kolegjit Zgjedhor për t’u bërë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Kur janë numëruar shumica e votave, sipas projeksionit të televizionit CNN, republikani ka 276 vota të Kolegjit Zgjedhor, gjashtë më shumë se minimuni i kërkuar për shumicë.