Trump e quan “të papërshtatshëm” testin bërthamor rus

Presidenti amerikan i bën thirrje Putinit të ndalë luftën në Ukrainë, jo të testojë raketa.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka cilësuar “të papërshtatshëm” njoftimin e homologut rus, Vladimir Putin, për testimin e suksesshëm të një rakete bërthamore me energji bërthamore, duke i bërë thirrje Moskës të fokusohet në përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Është e papërshtatshme që Putini ta thotë këtë. Ai duhet të përfundojë luftën në Ukrainë”, tha Trump për gazetarët gjatë udhëtimit drejt Japonisë, në ditën e dytë të turit të tij aziatik. “Kjo luftë, që duhej të zgjaste një javë, po hyn në vitin e saj të katërt. Më mirë të ndalojë luftën sesa të testojë raketa”.

Të dielën, Putin njoftoi se Rusia kishte kryer me sukses testin përfundimtar të raketës lundëruese “Burevestnik”, armë që, sipas tij, mund të shmangë çdo mbrojtje ajrore dhe pritet të hyjë në fazën e dislokimit.

Ky zhvillim, së bashku me stërvitjet bërthamore të javës së kaluar, shihet si mesazh i Moskës se nuk do të përkulet përballë presionit të Perëndimit, ndërsa Trump ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Rusisë për të nxitur një armëpushim në Ukrainë.