Trump e përshkruan paraqitjen në gjykatë të Maduros si ‘moment të jashtëzakonshëm në histori’

NBC News ka folur me presidentin amerikan Donald Trump pas seancës dëgjimore të Nicolas Maduros.

Presidenti amerikan e përshkroi atë si një “moment të jashtëzakonshëm në histori”.

Ai u pyet gjithashtu nga Kristen Welker e NBC nëse SHBA-të janë në luftë me Venezuelën.

“Jo, nuk jemi. Ne jemi në luftë me njerëzit që shesin drogë”, u përgjigj ai.

Në anën tjetër, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij janë paraqitur sot në gjykatën e Nju Jorkut, nga ku është deklaruar i pafajshëm.

Madje nuk hezitoi të thotë se është një burrë i ndershëm dhe se nuk i pafajshëm.