Trump e mori një medalje të destinuar për fituesit e Kupës së Botës së Klubit, ai nuk heziton ta fus në xhep

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar sërish polemika pas finales së Kupës së Botës për Klube, ku mori një medalje që ishte menduar për lojtarët e ekipit fitues.

Trump mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së trofeve pasi Chelsea mundi PSG-në 3-0 në finale. Ai ishte në shoqërinë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe gruas së tij, Melania, dhe gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ai mori pjesë aktive, megjithëse zyrtarisht nuk kishte një rol në ceremoni.

Pas ceremonisë, Trump pranoi medaljen që ia dorëzoi Gianni Infantino. Presidenti e mbajti për vete, si një dhuratë simbolike nga kjo ngjarje e madhe.

 

FIFA ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare, dhe Chelsea nuk donte të komentonte mbi situatën.

Kujtojmë që Chelsea mposhti Paris Saint Germain në finale me rezultatin 3-0 dhe fitoi titullin kampion bote. /Telegrafi/ 

The post Trump e mori një medalje të destinuar për fituesit e Kupës së Botës së Klubit, ai nuk heziton ta fus në xhep appeared first on Kosovapost.net.