Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rutte, presidenti Donald Trump tha se dëshiron të shohë fundin e luftës në Ukrainë, duke shtuar se është “i zhgënjyer” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti amerikan thotë se SHBA-të prodhojnë pajisjet më të mira, raketat më të mira dhe “gjithçka më të mirë”.
Ai thotë se ata do t’ia dërgojnë armët NATO-s dhe shton se “ata do të paguajnë për to”.
Takimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me Donald Trump po zhvillojnë takimin në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio janë gjithashtu atje. /Klankosova.tv
The post Trump: Duam që lu*fta në Ukrainë të përfundojë, jam i zhgënjyer me Putinin appeared first on Kosovapost.net.