Trump: Do të parandalojmë pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë në Lojërat Olimpike 2028

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se do të kryhen “teste të forta” për të parandaluar pjesëmarrjen e atletëve transgjinorë në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”, raporton Anadolu.

Pas një ceremonie nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump komentoi mbi pjesëmarrjen e atletëve transgjinorë në Lojërat Olimpike.

Ai deklaroi se atletët që dëshirojnë të garojnë në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028” do t’u nënshtrohen “testeve të forta”. “Nëse rezultatet e testeve të tyre janë negative, ata nuk do të jenë në Lojërat Olimpike”, theksoi Trump.

“SHBA-ja nuk do të lejojë burrat të vjedhin çmimet e grave në Lojërat Olimpike të vitit 2028”, tha ai.

Presidenti amerikan nënshkroi urdhrin ekzekutiv që ndalon atletët transgjinorë nga sportet e grave dhe shtoi se biologjikisht ka dy gjini meshkuj dhe femra dhe se nuk pranojnë asnjë përkufizim tjetër.

Sipas dekretit, financimi do të ndërpritet për të gjitha institucionet arsimore që marrin fonde federale nëse ato lejojnë sportistët transgjinorë të marrin pjesë në sportet e grave.

The post Trump: Do të parandalojmë pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë në Lojërat Olimpike 2028 appeared first on Kosovapost.net.