Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin të enjten për të diskutuar situatën në Ukrainë.
Kjo është bërë e ditur për Axios, nga një burim i njohur me planet e Trump.
Sipas mediave të huaja, biseda do të zhvillohet përpara takimit të Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas burimit, temat kryesore të diskutimit do të jenë perspektivat për bisedime paqeje dhe furnizimi i mundshëm i raketave Tomahawk me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën.
Më parë, Trump vuri në dukje se e paralajmëroi Zelenskyn për mundësinë e paraqitjes për Putinin të një ultimatumi të ri: ose Moska ulet për negociata serioze, ose Kievi do të marrë raketa moderne.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende për bisedën e planifikuar, por ekspertët theksojnë se iniciativa e Trump mund të bëhet një fazë kyçe në strategjinë diplomatike të SHBA-së për zgjidhjen e luftës në Ukrainë.
Ndërkohë në një intervistë të dielën në Fox News, Zelensky sinjalizoi se suksesi i Trump në negocimin e një armëpushimi në Gaza i dha atij edhe më shumë besim se paqja mund të arrihet midis Rusisë dhe Ukrainës.
Dhe Çmimi Nobel për Paqen i lakmuar i Trump mund të vijë më pas, tha ai.
“Por nëse ai do ta bëjë këtë, shpresoj që po dhe Zoti e bekoftë që ai të mund ta bëjë, sigurisht në këtë rast ne do ta nominojmë atë dhe do të jemi krenarë ta përgëzojmë”, ka thënë Zelensky.