Presidenti amerikan, Donald Trump, ka biseduar në telefon me kryeministrin izraelin, Benjamin Netanyahu, pasi Irani nisi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit, transmeton Anadolu.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi telefonatën, por detaje shtesë nuk dha.
Shërbimi i emergjencës Magen David Adom konfirmoi se shtatë persona u plagosën në kundërsulmin e Iranit, i cili erdhi disa orë pasi Izraeli shënjestroi disa vende në të gjithë Iranin në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në orët e para të së premtes, Izraeli nisi një sulm masiv të duke vendosur rreth 200 avionë për të shënjestruar programin bërthamor të Iranit dhe aftësitë e raketave me rreze të gjatë veprimi. Sulmet vranë zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë, si dhe shkencëtarë bërthamorë.
Irani u zotua për “ndëshkim të rëndë” dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për veprimet e tij.
Mediat lokale izraelite raportuan se të paktën 40 persona janë plagosur si pasojë e sulmeve iraniane, përfshirë dy në gjendje kritike.
Ndërkohë, sulmet e Izraelit ndaj Iranit vranë të paktën 104 persona dhe plagosën 376 të tjerë.
The post Trump dhe Netanyahu bisedojnë në telefon pasi Irani nis su*lme hakmarrëse appeared first on Kosovapost.net.