Kreu i Qeverisë italiane u shpreh se dëshiron që Trump të vizitojë Italinë dhe të takohet me liderët e BE-së.
Kishte shumë pritshmëri, madje edhe në Shtetet e Bashkuara, për llojin e mirëseardhjes që Donald Trump do t’i rezervonte kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Trump e përshëndeti Meloni-n ngrohtësisht, duke e quajtur atë një “kryeministre të madhe” dhe duke përmendur miqësinë e tyre të gjatë.
Përveç buzëqeshjeve dhe komplimenteve, ndikimi ishte pozitiv, mendojnë reporterët e Corriere della Sera dhe BBC.
Meloni deklaroi se ka besim se mund të arrijë një marrëveshje me Trump për tarifat, raporton BBC.
Kreu i Qeverisë italiane u shpreh se dëshiron që Trump të vizitojë Italinë dhe të takohet me liderët e BE-së.
Nga ana tjetër, Trump përmendi gjithashtu Kinën, duke thënë se do të bëjë një marrëveshje shumë të mirë me ta.
Presidenti amerikan pranoi një rol të mundshëm negociator për kryeministren, gjë që nuk ishte e besueshme, sipas Corriere della Sera-s.
Ditët e fundit mediat amerikane kanë nënvizuar se sa e vështirë ishte fillimi i një negociate reale mes Washington-it dhe Brukselit.
Edhe para se të hynte në meritat e konfrontimit, Meloni vëzhgoi reagimin e Trump për çështjen themelore të metodës: a ka një vullnet për të dialoguar jo vetëm me qeverinë italiane, por me Bashkimin Evropian?
A ka vullnet politik për të kërkuar një kompromis, për t’u “takuar në gjysmë të rrugës”, siç tha Meloni?, shkruan Corriere della Sera.
Përgjigja e Trump ishte pozitive.
Por më pas shtoi: “A e dini pse? Sepse ne kemi atë që të gjithë duan”.
Udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë nuk sqaroi se çfarë i referohej.