Presidenti Donald Trump dha dritën jeshile disa ditë më parë për të kapur Nicolas Maduron dhe misioni u krye nga Delta Force e Ushtrisë, sipas një personi të njohur me çështjen.
Vendndodhja e tij u gjurmua nga CIA, të cilës Trump i kishte dhënë autorizim për aktivitet të fshehtë brenda Venezuelës disa muaj më parë.
Maduro u arrestua për t’u gjykuar në Shtetet e Bashkuara, tha ky person për CNN.
Ende s’dihet qartë vendndodhja e Maduros.
SHBA-të kanë kapur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe gruan e tij dhe kanë nisur një sulm “në shkallë të gjerë” kundër vendit, tha presidenti Donald Trump më herët./Express/










