Donald J. Trump mund të thuhet se është Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, me zyrtarizimin e rezultatit një formalitet tashmë, teksa ai doli në skenë për të shpallur fitoren dhe për të dhënë mesazhet e para, ku kryesori ishte ai i “shërimit të vendit”.
Ka shumë njerëz në skenë me Donald Trump – duke përfshirë zëvendësin e tij, JD Vance, gruan e tij Melania Trump dhe stafin e fushatës.
Pas një hyrje të gjatë mes brohoritjeve, ai filloi fjalimin e falënderimeve.
Ai e përshkruan gjithë fushatën si një “fitore politike” dhe falënderon turmën që e zgjodhi atë si presidentin e tyre të 47-të, si dhe të 45-in.
I duhen megjithatë ende katër vota të kolegjit për të bërë zyrtare fitoren.
Turma thërret “SHBA, SHBA, SHBA”.
Trump vazhdon duke thënë se kjo do të jetë “epoka e artë” e Amerikës.
“Kjo është një fitore madhështore për popullin amerikan, që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe,” shton ai, duke përdorur sloganin dhe frazën e tij të fushatës.
Trump thotë: “Ne do të ndihmojmë vendin tonë të shërohet”.
Ai zotohet të rregullojë kufijtë, duke shtuar se ai dhe partia e tij bënë histori për një arsye. Është fare qartë që po përdoret si një fjalim fitor nga kandidati republikan.
Trump po vazhdon të flasë me një turmë të zjarrtë në selinë e fushatës së tij në Florida.
Ai i thotë turmës se shpreson që një ditë ata të shikojnë prapa dhe ta konsiderojnë këtë “një nga ditët më të rëndësishme të jetës suaj”.
“Amerika na ka dhënë një mandat të paprecedentë dhe të fuqishëm,” vazhdon ai, duke iu referuar partisë së tij që fitoi Senatin nga Partia Demokratike.