Trump bashkë me Grenellin vizitojnë Kaliforninë, thotë se Grenell është i dërguar presidencial i cili ka bërë një punë fantastike

 

Presidenti Donald Trump udhëtoi në Kaliforni të premten për të vëzhguar shkatërrimin nga zjarret vdekjeprurëse që shkatërruan disa komunitete në zonën e Los Anxhelosit në fillim të këtij muaji.

Presidenti Trump udhëtoi në Kaliforni bashkë me bashkëshorten e tij, Melania Trump, dhe të dërguarin presidencial për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenel.

Trump në një konferencë për media i referohet Richard Grenellit si i dërguari presidencial dhe më pas e falënderon për punën e tij.

“I dërguari presidencial, Rick Grenell, i cili ka bërë një punë fantastike për mua gjatë viteve. Ai ishte ambasador në Gjermani dhe ishte fantastik”, tha Trump në Kaliforni.

Pastaj presidenti Trump u fokusua tek zjarri i cili e ka kapluar një pjesë të Kalifornisë, por ndër të tjera foli edhe për sport.

“Nuk mund të ketë Epokë të Artë pa Golden State. është një shtet i madh. Është një vend fantastik,” tha Trump në konferencën e vonë të pasdites në Los Anxhelos, ku u përqendrua në kontributet e tij për qytetin – domethënë ndihmën për të siguruar Kupën e Botës në 2026 dhe Lojërat Olimpike në 2028.