Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën se Garda Kombëtare do të zëvendësojë funksionet e policisë në Uashington, pasi nuk është i kënaqur me situatën kriminale që po kalon kryeqyteti i vendit.
“Kryeqyteti ynë është pushtuar nga bandat e dhundhshme dhe kriminelët gjakpirës, nga grupet të rinjsh të egër, nga maniakë të droguar dhe njerëz të pastrehë, dhe nuk do të lejojmë më që kjo të ndodhë. Nuk do e durojmë më,” deklaroi presidenti Trump në një konferencë për shtyp.
Ai theksoi se vendimin e tij e ka marrë më parë, duke firmosur një urdhër ekzekutiv dhe një memorandum presidencial, siç ia lejon edhe pushteti, për të marrë nën kontrollin forcën policore të Uashingtonit. Trump tha se është gati “të sjellë edhe ushtrinë po qe e nevojshme”, por shtoi se “nuk mendoj që do të na duhet”.
Aktet e posaçme për sigurinë e vendit i lejojnë presidentit amerikan të marrë përkohësisht kontrollin e një reparti policie nëse ai gjykon se “ekzistojnë kushtet e veçanta të natyrës urgjente”. Ai tha të hënën se ka shpallur emergjencën për sigurinë publike në Distriktin e Uashingtonit. Për këtë duhet njoftuar edhe Kongresi amerikan brenda 48 orëve, ndërsa presidenti mund ta kontrollojë një departament deri në 30 ditë nëse Kongresi nuk e miraton shtyrjen e këtij afati.
Terry Cole, administratori i Agjencisë amerikane të Luftës kundër Drogës (DEA), është caktuar për të drejtuar Departamentin e Policisë Metropolitane të qeverisë federale.
Presidenti Trump kritikoi dhe tha se ai shpreson që edhe qytete të tjera amerikane, si Los Anxhelosi, Nju-Jorku dhe Çikagoja të marrin masat për t’u “vetëpastruar”, përndryshe do të ndërhyjë në të njëjtën mënyrë si në Uashington.
The post Trump aktivizon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar kr*imin appeared first on Kosovapost.net.