Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka sulmuar një qytetar pasditen e së premtes, pasi që ai i ishte drejtuar me fjalët “rrenc”.
Gazeta Blic ka publikuar pamjet e momentit kur deputeti Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës.
Derisa Zemaj ishte duke dhënë një intervistë për ‘Blic’, një qytetar (Nuha Osmani) i drejtohet me fjalët “rrenca” Zemajt.
Kaq ka mjaftuar për deputetin e LDK-së që t’i kundërvihet me fjalët “Kujt pi thu rrenc, t’rren gruaja jote e nana jote”, duke e goditur më pas edhe me grusht.
Për më tepër shikoni videon:










