Trossard: Arsenal do të jetë gati për përballjen me Manchester City në finalen e Carabao Cup

Leandro Trossard beson se fitorja e Arsenal në Champions League ndaj Bayer Leverkusen i ka përgatitur ata në mënyrë perfekte për përballjen e së dielës, në finalen e Carabao Cup ndaj Manchester City.

Ndërsa City u eliminua nga Europa kundër Real Madrid, “topçinjtë” u kualifikuan lehtësisht në çerekfinale me një fitore 2-0 ndaj Bayer Leverkusen, për një sukses të përgjithshëm 3-1.

Të gjithë sytë tani janë kthyer nga “Wembley”, ku Arsenal, liderët e Premier League dhe ende në kërkim të një katërfishi të paparë trofesh, do të përballen me City për trofeun e parë të madh të sezonit.

Ne mezi po presim. Është një nga objektivat tanë dhe mendoj se të gjithë do të jenë gati për këtë,” tha Trossard në një intervistë para finales së të dielës.

“Ne ende po garojmë në çdo nivel dhe thjesht duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshjeje kështu. E dimë se çdo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, kështu që duam të përpiqemi të fitojmë sa më shumë”, tha Trossard.

The post Trossard: Arsenal do të jetë gati për përballjen me Manchester City në finalen e Carabao Cup appeared first on Telesport.