Tronditja e Donnarumma-s: “Bëri diçka që nuk e bën kurrë”

Gigio Donnarumma ishte i tronditur pas përplasjes me Musiala dhe shkroi një mesazh në Whatsapp nga dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë midis PSG dhe Bayern Munich.

“Pasi hyri në dhomën e zhveshjes, ai ndezi telefonin. Në pushim dërgoi një mesazh në Whatsapp. Ai kurrë nuk e bën këtë”, ka zbuluar menaxheri i portierit, Vincenzo Raiola.

Përplasja midis Donnarumma dhe Musiala u bë temë e një debati të madh gjatë dhe pas ndeshjes së vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube: lojtari gjerman pësoi një frakturë dhe një zhvendosje të kyçit të këmbës që do ta mbajë larg fushës për të paktën 5-6 muaj.

Shumë e kanë drejtuar gishtin nga portieri italian i cili dha versionin e tij të ngjarjeve për La Gazzetta dello Sport: “Jam shumë i tronditur nga ajo që ndodhi, sigurisht që nuk ishte qëllimi im të dëmtoja Musiala”.

Vincenzo Raiola foli për situatën dhe gjendjen shpirtërore të Gigio pas asaj që ndodhi. Menaxheri i portierit italian zbuloi një prapaskenë të asaj që ndodhi menjëherë pas episodit në fushë:

“Pasi hyri në dhomën e zhveshjes, ai ndezi telefonin. Në të gjitha vitet që kemi punuar së bashku, ai nuk e ka bërë kurrë këtë. Zakonisht e fik një orë para fillimit të ndeshjes për t’u përqendruar dhe e ndez përsëri pas ndeshjes. Këtë herë më dërgoi një mesazh për të më thënë se ishte i tronditur dhe se nuk e kishte bërë qëllimisht”.

Numri një i PSG-së dukej i çorientuar pas përplasjes dhe u largua pavarësisht se e kuptonte se situata ishte shumë delikate, por menaxheri e shpjegon sjelljen e tij kështu:

“Ai nuk donte të bënte sikur nuk kishte ndodhur asgjë, Gigio është një djalë shumë i ndjeshëm. Ai nuk do ta kishte duruar dot skenën dhe preferoi të largohej që mjekët të kujdeseshin për Musiala-n sa më mirë që të mundej”.

Donnaruma është kritikuar shumë, madje edhe në rrjetet sociale, për daljen e tij ndaj Musiala dhe Vincenzo Raiola iu përgjigj gjithashtu komenteve të Neuer pas ndeshjes:

“Në fakt, e kuptoj Neuer. Siç thotë Courtois, është normale që ai të mbrojë shokun e tij të skuadrës. Dhe ai ka të drejtë kur thotë se mund të sillesh ndryshe.

“Është e vërtetë, por të gjithë jemi të ndryshëm dhe të gjithë sillen si të munden. Ishte një episod i ndeshjes në duelin e përjetshëm midis portierëve dhe sulmuesve”.

The post Tronditja e Donnarumma-s: “Bëri diçka që nuk e bën kurrë” appeared first on Telesport.