Tronditet Teherani, valë shpë*rthimesh me makina bo*mbë

Disa makina-bomba kanë shpërthyer në Teheran pasi sulmet ajrore izraelite goditën kryeqytetin iranian.

Pesë bomba shpërthyen në vende të ndryshme, tha agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve IRNA e Iranit, me raportime të pakonfirmuara se ato shpërthyen njëkohësisht pranë ndërtesave qeveritare.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë tym të zi të dendur që ngrihet nga një makinë në flakë dhe dritaret e shkatërruara nga ndërtesat përreth. Disa sugjerojnë se ky sulm ka targetuar shkencëtarë bërthamorë.

Media iraniane raportoi se selia e policisë së Teheranit u godit gjithashtu të dielën dhe një numër objektivash të tjerë u qëlluan ndërsa bombardimet izraelite hynë në ditën e tretë.

Të paktën 14 shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që nga fillimi i konfliktit të premten, përfshirë dy me makina-bomba, sipas burimeve në Gjirin Persik.

The post Tronditet Teherani, valë shpë*rthimesh me makina bo*mbë appeared first on Kosovapost.net.