Tronditet Reali, 6 javë larg fushave. Courtois humb derbin madrilen dhe çerekfinalet e Champions-it

Thibaut Courtois do të mungojë rreth një muaj e gjysmë. Analizat mjekësore zbuluan një dëmtim muskulor në “rectus femoris” të kofshës së djathtë. Goditje e rëndësishme për Real Madridin, që do të luajë disa ndeshje pa portierin titullar në një moment kyç të sezonit, me derbin ndaj Atlético Madridit dhe çerekfinalet e Champions-it kundër Bayern Munich.

Courtois ishte titullar ndaj Manchester City dhe luajti 45 minuta pa shfaqur probleme, por në pushim u zëvendësua nga Andriy Lunin, pas shqetësimeve muskulore. Ukrainasi dëshmoi nivel të lartë dhe ndali disa goditje të rrezikshme.

Fillimisht u fol për mbingarkesë, por analizat konfirmuan një dëmtim më serioz. Courtois pritet të humbasë të paktën 7 ndeshje (5 në kampionat dhe çerekfinalet e Champions-it). Sipas parashikimeve më optimiste, ai mund të rikthehet për gjysmëfinalet (28 prill-6 maj), nëse Reali arrin t’i eliminojë gjigantët bavarezë.

The post Tronditet Reali, 6 javë larg fushave. Courtois humb derbin madrilen dhe çerekfinalet e Champions-it appeared first on Telesport.