Tronditet Napoli, vëllai vret motrën se po dëgjonte muzikë me zë të lartë

Ilenia Muzella jetonte në zonën e Ponticelli-t, në rajonin e Napolit ku realiteti shoqëror është i vështirë dhe autoritetet nuk kanë arritur të frenojnë trafikun e drogës dhe praninë e krimit të organizuar.

Gjatë natës, vëllai i saj, Giuseppe, e goditi me thikë në shpinë Ilenian për vdekje.

Viktima ishte vetëm 22 vjeç, ndërsa vrasësi i saj është 28 vjeç dhe duket se deri vonë ata kishin ruajtur një marrëdhënie të mirë. Megjithatë, kohët e fundit klima kishte ndryshuar mes tyre, me tensione të vazhdueshme.

Sipas mediave italiane, autori dyshohet se e la vajzën fatkeqe, e cila ishte në gjendje shoku, përpara një spitali dhe u largua me makinë. Me rëndësi vendimtare për hetimet ishin imazhet nga kamerat e sigurisë në zonë. Sipas informacioneve të deritanishme, Giuseppe Muzella vrau motrën e tij sepse, siç dyshohet se u tha hetuesve, ajo dëgjonte muzikë me zë të lartë dhe nuk e linte të flinte.