Harry Maguire është dënuar nga drejtësia greke me 15 muaj burg me kusht, në lidhje me incidentin e ndodhur në gusht 2020 në Mykonos. Vendimi vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor, që u rikthye para togave të zeza pas disa shtyrjeve.
Mbrojtësi anglez u ndoq penalisht për sulm të rënduar ndaj një oficeri policie, rezistencë ndaj arrestimit dhe tentativë korrupsioni, pas përplasjes që ndodhi gjatë pushimeve të tij në ishullin grek.
Fillimisht, ai ishte dënuar me 21 muaj burg me kusht, por vendimi u anulua pas apelimit. Çështja u rigjykua dhe gjykata vendosi dënimin e ri prej 15 muajsh me kusht, rreth 6 vite pas incidentit.
Sipas raportimit të “Daily Mail”, Maguire pritet të bëjë sërish apel, ndërsa ka deklaruar vazhdimisht se është i pafajshëm dhe nuk ka bërë asgjë të gabuar.

The post Tronditet Maguire, dënohet me 15 muaj burg për sherrin në Mykonos të Greqisë appeared first on Telesport.










