Klubi grek i PAOK-ut dhe komuniteti i sportit në Greqi u trondit sot pasi një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Rumani duke marrë jetën e shtatë tifozëve, që ishin mbështetës të bardhezinjve të Selanikut. Ngjarja e rëndë ndodhi në Rumani, pasi grupi i tifozëve kishte marrë rrugën nga Greqia për në Francë ku PAOK-u do të sfidojë Lyon në Europa League.
Autoritet vendore rumune kanë konfirmuar identitetin e viktimave, teksa raportohet se 2 prej tyre ishin shqiptarë. Bëhet fjalë për Vasil Pilos dhe Genci Sadiku. Dy të rinjtë shqiptarë udhëtonin në të njëjtin mjet, i cili u përplas drejtpërdrejt me një kamion, duke rezultuar fatal për të gjithë personat që ndodheshin në furgon.
Rezulton se furgoni me të cilin udhëtonin shtatë tifozët po lëvizte në korsinë e gabuar, çka solli përplasjen “kokë më kokë” me mjetin e tonazhit të rëndë. Autoritetet rumune vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit. Ngjarja ka tronditur jo vetëm komunitetin e tifozëve të PAOK, por edhe opinionin publik në Shqipëri dhe Greqi.
The post TRONDITET GREQIA: Aksigjent tragjik në Rumani, tifozët e PAOK-ut humbin jetë. Mes tyre edhe dy shqiptarë appeared first on Telesport.










