Në një zhvillim tronditës për futbollin francez, klubi Olympique Lyon është zyrtarisht i rënë nga Ligue 1 në Ligue 2 – jo për arsye sportive, por për shkak të problemeve serioze financiare.
Vendimi është marrë nga DNCG (Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit), organi që mbikëqyr stabilitetin ekonomik të klubeve në Francë. Edhe pse Lyon e përfundoi sezonin në fushë jashtë zonës së rënies, autoritetet financiare kanë konstatuar mungesë garancish të mjaftueshme për të vazhduar në elitë.
Borxhi total i klubit ka kaluar shifrën e 500 milionë eurove, çka konsiderohet një rrezik i madh për vazhdimësinë e tij në nivel të lartë. Si pasojë, Lyon ndodhet aktualisht nën embargo transferimesh dhe nuk mund të bëjë afrime të reja gjatë merkatos së dimrit për sezonin 2024/25. Për të përmirësuar bilancin financiar, DNCG ka kërkuar shitjen e disa prej lojtarëve kryesorë dhe paraqitjen e një plani të qartë shlyerjeje përpara nisjes së sezonit të ri.
Pronari i klubit, John Textor, është shprehur se do të injektojë fonde të reja për të menaxhuar situatën dhe mbetet optimist për një rikthim të shpejtë në Ligue 1. Megjithatë, vendimi ka tronditur opinionin sportiv në Francë, duke pasqyruar edhe krizën më të gjerë financiare që po përjeton futbolli francez pas rënies së të ardhurave nga të drejtat televizive.
The post Tronditet futbolli francez, Lyon bie nga kategoria! appeared first on Telesport.