Në 15 mars zhvillohen zgjedhjet presidenciale te Barcelona. Kandidati zyrtar deri tani është presidenti aktual Joan Laporta. Rivali kryesor i tij pritet të jetë Victor Font.
Mediet katalanase kanë zbuluar një prapaskenë të veçantë lidhur me zgjedhjet presidenciale. Fati i Hansi Flick te Barcelona varet pikërisht nga zgjedhjet presidenciale. Në rast se fiton Laporta, Hansi Flick jo vetëm që do të qëndrojë deri në fund të kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2027, por mund të ketë dhe një rinovim tjetër.
Në rast se fiton kandidati tjetër, Victor Font, Hansi Flick do të largohet në fund të këtij sezoni nga katalanasit. Megjithatë, Jaon Laporta konsiderohet favoriti kryesor për të fituar zgjedhjet.
The post “Tronditen” katalanasit, Hansi Flick mund të largohet para kohe dhe jo për fajin e tij appeared first on Telesport.










